Qeveria nuk ndryshon qëndrim për taksën

E publikuar: 07/01/2019 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas deklaratave të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që taksa mund të hiqet nëse marrëveshja me shtetin serb është afër, ka pasur reagimi të shumta në vend.

Në një bisedë me “The Washington Post”, të premten, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se ai është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.

E lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe me Qeverinë e Kosovës.

Donjeta Gashi zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se qëndrimi i Qeverisë për taksën tashmë dihet.

“Qëndrimi i Qeverisë për taksën tashmë dihet”, ka thënë shkurt Gashi.