Qeveria nisë ligj kontravers për investimet!

E publikuar: 28/08/2015 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka hartuar projektligjin për investimet strategjike dhe pritet që ta dërgojë në parlament për miratim.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Qeveria Mustafa dhe është promovuar nga kryeministri e ministrat e tij si mjet që do të nxisë investimet e huaja, shkruan Birn.

Përmbajtja e tij bie ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik dhe është në kundërshtim me rregullat e BE-së për konkurrencë. Ligji i ri në ardhje parasheh që të mos ketë garë tenderuese për të marrë në zotërim prona shoqërore. Ai parasheh krijimin e një komiteti qeveritar të investimeve që do t’i vlerësojë aplikacionet e biznesmenëve.

Vlerësimi nuk parashihet të jetë publik.

Përveç kësaj, në këtë projektligj ka edhe probleme tjera. Përkundër se është promovuar si ligj që do të nisë investime të huaja në fakt parashihet që edhe bizneset lokale të marrin këtë epitet.

Po ashtu janë paraparë lehtësi të mëdha për bizneset. Ngjashëm sikurse në projekte shtetërore do të veprohet edhe në projektet biznesore për sa i përket pronave private.

Qeveria parasheh shpronësim të dhunshëm të pronës private nëse ajo kërkohet nga një biznesmen që ka synim të investojë në Kosovë.