Qeveria në detyrë të luajë rolin e kujdestarit, mos të marrë vendime

10.11.2019 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria në detyrë të luajë rolin e kujdestarit, mos të marrë vendime

Qeveria në dorëheqje me në krye Ramush Haradinaj të martën mbajti mbledhjen e fundit ku vendosi për të rialokuar mjete buxhetore dhe shfuqizimin e një vendimi të ministrit në detyrë të Mjedisit, Fatmir Matoshi.

Mirëpo këto vendime nga njohësit e rrethanave politike po shihen si joligjore dhe të panevojshme.

Artan Murati është shprehur se qeveria në dorëheqje nuk duhet të marrë vendime dhe të krijoj obligime për Qeverinë e re, por që vetëm duhet të jetë një Qeveri kujdestare që i kryen detyrat rutinore.

“Po faktikisht Qeveria në dorëheqje nuk guxon të marrë vendime të cilat kanë peshë të rëndë dhe të cilat do të krijonin obligime për Qeverinë e cila do të vije. Pas votimit të Qeverisë së re dhe rrjedhimit kjo Qeveri në ikje nuk duhet të bëjë më tepër sesa që është duke bërë tani, pra është një Qeveri kujdestare e cila thjesht duhet që të përkujdeset për proceset të cilat veçse janë në proces deri në momentin e ardhjes së kryeministrit dhe ministrave të rinj, të cilat janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit”.

Murati është shprehur se Qeveria Haradinaj tani në kohën sa është në detyrë ka pasur tendenca të cilat i tejkalojnë kompetencat e Qeverisë në detyrë dhe këtë nuk duhet ta bëjë.

“Qeveria në dorëheqje, deri më tani ka pasur disa tendenca që të ndërmarrë disa hapa të cilat nuk duhej t’i ndërmarrë, sepse e tejkalojnë kompetencat e një qeverie në dorëheqje”, ka thënë Murati.

Profesori universitar Milazim Krasniqi tha se në Kosovë vërehet një mungesë papërgjegjësi e qeverive në detyrë.Kjo sipas tij, nuk duhet të ndodhë pasi duhet të përfundohen detyrat në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Te ne ende nuk është kuptuar tamam mënyra se si funksionojnë qeveritë ndërsa në vendet normale demokratike edhe kur bien Qeveria ajo i kryen të gjitha detyrat që parashihen me kushtetutë dhe me ligje ndërsa te ne duket sikur një mënyrë që mund të dalësh në punë ose jo dhe pastaj kjo ka pasoja të rënda për mbarëvajtjen e punës sepse Qeveria edhe kur është në dorëheqje duhet të punojë por vërehet që te ne ka mungesë përgjegjësie”.

Krasniqi është shprehur që Qeveria nuk duhet të marrë vendime të cilat do të mund të kishin implikime buxhetore për Qeverinë e re.

“Qeveria deri në ditën që është në detyrë duhet ti kryej obligimet kushtetuese dhe ligjore. Vendimet rutinë apo punë që janë duke u zhvilluar normalisht që ka të drejtë t’i marr, por nuk ka të drejtë të nxjerrë vendime të reja që kanë efekte buxhetore sepse ajo i mbetet Qeverisë së re, por që duhet t’i kryej këto punë në proces padyshim që po”.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga kreu i Qeverisë pas ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, duke quar kështu vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mu mbajtën me 6 tetor, shkruan Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Trump i quan “profetë të apokalipsit” aktivistët për ndryshime klimatike

Trump i quan “profetë të apokalipsit” aktivistët për ndryshime klimatike

“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

Edhe një tjetër ftes nga Gjykata Speciale

Edhe një tjetër ftes nga Gjykata Speciale

Arrestohen tre persona në Prizren për prodhimin dhe falsifikimin e mbi 4 milionë dollarëve

Arrestohen tre persona në Prizren për prodhimin dhe falsifikimin e mbi 4 milionë dollarëve

Rast i rëndë në Zvicër, kosovari 38 vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë

Rast i rëndë në Zvicër, kosovari 38 vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë

Kosova s’është imune nga virusi kinez

Kosova s’është imune nga virusi kinez

Vuçiq në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat

Vuçiq në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat

Haradinaj thërret për nesër mbledhje të Qeverisë

Haradinaj thërret për nesër mbledhje të Qeverisë

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Aktakuzë për tentim vrasje

Aktakuzë për tentim vrasje

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive