Qeveria ndan nga rezervat rreth 28 mijë euro për rezidencën e Rugovës në Velani

E publikuar: 20/10/2017 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria e Kosovës ka ndarë 27,857 euro për pagesën e punonjësve për “shërbime të veçanta” në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova e cila gjendet në lagjen Velania në Prishtinë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së, raporton Kallxo.com.

Në mbledhje nuk u specifikua se për çfarë shërbimesh të veçanta bëhet fjalë.

Rezidenca në Velani është shtëpia private e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka vdekur në janar të vitit 2006.