Qeveria ndan 70 mijë Euro për festimet e Ditës së Pavarësisë (Dokument)

E publikuar: 08/02/2016 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për organizimin e festës së tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2016.
Këto mjete janë ndarë për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë, i cili Këshill do të udhëhiqet nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Në përbërje të këtij Këshilli do të jetë edhe një përfaqësues nga Ministria e Forcës së Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, një përfaqësues i Zyrës së kryeministrit.

Në këtë këshill do të jetë edhe një përfaqësues nga zyra e Presidentes, nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Komuna e Prishtinës, etj.

Përndryshe, në ditën kur do të festohet tetë vjetori i Pavarësisë, tri partitë opozitare (Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën) kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore me moton: Protestojmë për shtet me sovranitet. /Infokusi/