Qeveria ndan 40 mijë euro për Shoqatën e Malazezëve

E publikuar: 02/04/2019 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për Shoqatën e Malazezëve të Kosovës.

Kjo e fundit e kishte bërë kërkesën për ndarjen e mjeteve.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është aprovuar edhe propozim vendimi për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, nga i cili u vendos që 14 të jenë përfaqësues të Qeverisë ndërsa 15 të shoqërisë civile.