Qeveria mund ta penalizojë “Bechtel & Enka”-n

E publikuar: 13/12/2018 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shqiptimit të penalltisë ndaj konsorciumit turko-amerikan “Bechtel & Enka” për shtyrje të punimeve në ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin. “Në çdo marrëveshje a kontratë ka veprime reciproke, kështu që edhe ne do të veprojmë konform situatës që do të na paraqitet”, ka thënë ministri Lekaj për gazetën “Zëri”.

Për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve për punë të kryera në fillim të këtij viti konsurciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” kishte penalizuar Qeverinë e Kosovës me 53 milionë euro. Por, tash subjekt i penalltive nga Qeveria e Kosovës mund të jetë vetë ky konsorcium për shkak të shtyrjeve të punimeve në ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.

Kohë më parë, duke iu referuar kontratës së nënshkruar zyrtare nga konsorciumi në fjalë, por edhe nga Ministria e Infrastrukturës, kishin deklaruar se deri më 31 dhjetor të këtij viti autostrada në fjalë do të jetë e gatshme për qarkullim. Por, tash kur i jemi afruar fundvitit një veprim i tillë po duket të jetë i pamundur.

“Në çdo marrëveshje a kontratë ka veprime reciproke, kështu që edhe ne do të veprojmë konform situatës që do të na paraqitet”, ka thënë shkurt ministri Lekaj për gazetën “Zëri”.