Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

12.02.2021 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

Me kërkesën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese\elektronike, e 64-ta me radhë, në të cilën janë miratuar katër vendime.

Vendimi i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ishte për ndarjen e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ishte lirimi për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021. Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit baçellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë qenë përfitues nga skemat ekzistuese për lirim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi. 50% lirim nga pagesa e tarifës për semestrin veror të viti akademik 2020/21 për studentët e nivelit master, që nuk kanë qenë përfitues nga lirimi sipas skemave ekzistuese.

Përfitues të këtyre lirimeve do të jenë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Për zbatim të këtij vendimi janë ndarë mjete në vlerë tre milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë euro (3,232,000). Këto mjete do të kompensojnë të hyrat e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë. Këto mjete do të merren nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe do të transferohen te Thesari në kategorinë e shpenzimeve të Subvencioneve dhe Transfereve.

Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021. Me këtë ndryshim pika 1.14, Masa 14, riformulohet duke përcaktuar se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën programin Ndërmarrësia, do të ndahen 8 milionë euro për subvencionimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë. Ndërsa pas pikës 1.16 shtohet si pikë 1.17, masa e 17, sipas të cilës mjetet me vlerë prej 8 milion eurove nga pika 1.14 do të mbeten të paalokuara te Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe do të ndahen sipas nevojës për mbulimin e kërkesave të natyrës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Vendimi i katërt i aprovuar në mbledhjen e sotëm ka qenë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/62 të datës 09.02.2021. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, sqarohet se mjetet per zbatimin e vendimit për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të UÇK-së, do të sigurohen nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara në kategorinë e Rezervës dhe të njëjtat transferohen të nën programi për Invalidët e Luftës – kategoria e shpenzimeve dhe transfereve dhe nga aty te Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

Hoti: Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe kur s’na konvenojnë

Hoti: Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe kur s’na konvenojnë

Punime në rrjet nga KEDS, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet nga KEDS, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

Përfundon greva në minierën e Trepçës, minatorët i kthehen punës

Përfundon greva në minierën e Trepçës, minatorët i kthehen punës

Çfarë duhet të dini për vaksinën e AstraZenecas, të cilën e pret Kosova?

Çfarë duhet të dini për vaksinën e AstraZenecas, të cilën e pret Kosova?

​88 prokurorë do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve

​88 prokurorë do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve

Valon Syla: Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave

Valon Syla: Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave

Apeli ia ashpërson dënimin Pjetër Ndrecajt, nga 24 e gjysmë në 30 vjet burgim

Apeli ia ashpërson dënimin Pjetër Ndrecajt, nga 24 e gjysmë në 30 vjet burgim

Aksioni i radhës i PSD-së, e quan Albin Kurtin lider suprem

Aksioni i radhës i PSD-së, e quan Albin Kurtin lider suprem

Studentët lirohen nga pagesa e semestrit veror

Studentët lirohen nga pagesa e semestrit veror

Gjashtë vdekje dhe 372 raste të reja me COVID-19

Gjashtë vdekje dhe 372 raste të reja me COVID-19

BE-ja pret proces transparent zgjedhor në Kosovë

BE-ja pret proces transparent zgjedhor në Kosovë

Zemaj i përgjigjet Lul Rakës: Dikush po ka dëshirë ta keqpërdor mënyrën e komunikimit

Zemaj i përgjigjet Lul Rakës: Dikush po ka dëshirë ta keqpërdor mënyrën e komunikimit

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

KEDS: Jemi përgatitur për ditën e zgjedhjeve, kemi instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente

KEDS: Jemi përgatitur për ditën e zgjedhjeve, kemi instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente

Osmani godet Mustafën: Më 14 shkurt, pensionohen politikanët që thonë se qytetari nuk vendos

Osmani godet Mustafën: Më 14 shkurt, pensionohen politikanët që thonë se qytetari nuk vendos