Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit 2020

E publikuar: 10/03/2020 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e gjashtë të Qeverisë Kurti është miratuar projektligji për Ndarjen Buxhetore të vitit 2020.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi tha se “Në vitin 2020 pritet të ketë mbi 2 miliardë të hyrat totale, 131 milionë euro pritet të ketë rritje prej 2019-s”.

Ai ka thënë se shpenzimet buxhetore për këtë vit do të jenë mbi 2 miliardë e 350 milionë euro.