Qeveria Kurti ndan 6 milionë euro për bizneset që u prekën nga mbyllja e fundit

E publikuar: 21/04/2021 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të masave anti-COVID të cilat janë vendosur së fundi ku shumë prej bizneseve u detyruan të mos-punojnë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që t’u dalë në ndihmë disa prej këtyre bizneseve që janë prekur nga masat e fundit nga 7 deri më 18 prill.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve të “Subvencione dhe Transfereve”.

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se do të ndahen 6 milionë euro për pagat dhe qiratë e bizneseve të cilat janë prekur nga masat e Qeverisë të cilat ishin të vendosura deri më 18 prill, apo disa ditë ma parë.

Gjithashtu ai theksoi se kjo po bëhet në mënyrë që sado pak të zbuten dëmet ekonomike që i janë shkaktuar këtyre bizneseve si pasojë e mbylljes nga pandemia.

“Bëhet ndarja prej 6 milionë eurove për bizneset qe janë prek nga pandemia dhe vendimi ka për qëllim ti mbulojë pagat dhe qytetarë deri në 50%.Subvencionimi do të bëhet përmes aplikimit të dorëzuar nga bizneset detajzimi i kritereve për të fituar nga këto masa do të bëhet me aplikim të veçantë”.

Ky propozim-vendim është miratuar me asnjë votë kundër apo abstenim.Duhet përkujtuar që një marrëveshje e tillë për ndihmë ishte bërë së fundi në kuadër të përfaqësuesve të Qeverisë dhe atyre të Gastronomisë në Kosovë.