Qeveria kujtohet për Fondin Zhvillimor, por prapë nuk jep afat!

E publikuar: 07/06/2015 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji ditë mbas raportimit te Televizionit Rrokum, se Fondi i premtuem gjatë fushatës zgjedhore, ai i Investimeve dhe Punësimit, po shkon shumë ngadalë dhe komuniteti bizisor e qytetarët kanë pak shpresa se ai ka me u ba realitet, ka reagu këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli.

Simbas tij, ku fond i premtuem ka me u ba realitet.

Në nji reagim, Havolli ka thanë se janë tue ecuë me ritëm të shpejt dhe kanë me u publikue veprimet që janë ba në funksionalizimin e këtij fondi për punësim dhe investime.

“Fondi i Investimeve dhe Punësimit ka me u realizue dhe ka me qenë jetë nxitës i zhvillimit ekonomik në vend! Grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit për Fondin për Investim dhe Punësim asht tue krye punën e tij me qëllim që sa ma frik të kemi strukturën ma adekuate për funksionalizimin e këtij fondi. Aktivitetet që jemi tue  i ndjekë, përveç bazës që asht nxjerrë nga Programi Qeverisës 2015-2018, janë edhe konsultimet tona me ekspert të ndryshëm vendor e ndërkombëtar si dhe me partnerët kryesor si USAID, UNDP, njësitë e ekonomisë të ambasadave të ndryshme dhe me të tana institucionet relevante”, thekson nder tjera këshilltari i kryeministrit ne reagimin e tij.