Qeveria ishte e interesuar për kontratën e PTK-së me Z Mobile-in, thotë Haxha

E publikuar: 25/04/2017 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shyqri Haxha, ish drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës, në “Interaktiv” të KTV-së, ka folur për kontratën e PTK-së me Dardafonin për Z Mobile, kontratë që po i shkakton tash humbje kompanisë më fitimprurësëe të pasluftës në Kosovë rreth 30 milionë euro, pas një procesi gjyqësor.

Haxha ka thënë se kur kishte ardhur në krye të PTK-së kishte gjetur rreth 50 kontrata të pa nënshkruara, siç ka thënë gati në kolaps total i kompanisë që nuk kishte drejtues për rreth 6 muaj.

“Në mesin e tyre edhe kjo me Dardafonin. Unë e kam nënshkruar kontratën në mënyrë ceremoniale në prani të legalistëve të Departamentit Ligjor dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues. Gjithçka rreth kontratë kishte ndodhur para se unë të vijë në PTK”, ka thënë Haxha.

Ai ka thënë se pronari, në këtë rast Qeveria e Kosovës që në atë kohë drejtohej nga Hashim Thaçi ka qenë e interesuar që ta shesë këtë pjesë të numrave te Z Mobile.