Qeveria ia vazhdon mandatin Mustafës

E publikuar: 25/02/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Ndërministrorë i Qeverisë së Kosovës, që ka i në kompetenca Ndërmarrjet Publike, i’a vazhdoi mandatin për tre muaj Agron Mustafës, një vendim që drejtori i Financave i Telekomit të Kosovës, Nuredin Krasniqit po provon t’a sfidojë.

Krasniqi, që mbahet në mend si drejtori që falimentoi Bankën Kreditore Prishtina, për 10 muaj del në pension, por me vendimet e tij që i ka prishur gjykata, ai e ka dëmtuar Telekomin në shumën prej 4.5 milionë euro.

Vetëm në një rast, derisa Mustafa ndodhej në Spital duke operuar një të afërm, ai kreu pagesat e bonuseve te bordit, duke shfrytëzuar disa orë që drejtori po mungonte, edhe pse nuk ishte i auorizuar të bëjë këtë. Brenda disa orësh u morë vendimi dhe u paguan bonueset nga Nuredin Krasniqi, ekzekutim qe do te vleresohej i rrufeshem, shkruan Veriu.info.

Qeveria e Kosovës, saktësisht, Komisioni Ndërministrorë për Ndërmarrjet Publike, organizëm që ka për detyrë të mbikqyrë dhe raportojë për ndërmarrjet publike, vendosi që Agron Mustafës, drejtorit aktual të Telekomit të Kosovës, t’ia vazhdojë mandatin për 3 muaj, në mungesë të bordit të ndërmarrjes dhe konkursit të ri, që do të duhej të shpallej dhe të zgjidhte drejtorin e ri.

Vendimi për zgjatjen e mandatatit u morë gjatë ditës së premte nga Komisioni Ndërministrorë për Ndërmarrjet Publike, pasi drejtorit aktual, Agron Mustafës, mandati i kaloi gjatë javës së kaluar, dhe në mungesë të bordit të kompanisë, Telekomi i Kosovës, u ndodhë në një situatë të paprecedentë ligjore.Telekomi i Kosovës nuk ka bord, që do të duhej të emërohej dhe të shpallte konkursin për drejtor të ri, në mënyrë që më pas, nga kandidatët më të sukesëshëm, ta zhgjidhej potencialisht drejtori që do të menaxhojë për 3 vitetet e ardhshme me Telekomin e Kosovës.Situata e paprecedentë ligjore, nxorri në skenë njerzit dhe grupet e interest, të cilat prej kohësh kanë dëmtuar kompaninë, Telekomin e Kosovës, por kanë arritur të mbajnë pozitat e tyre në saj të lidhjeve politike.Njëri prej tyre, Nuredin Krasniqi, drejtor aktual i financave në Telekomin e Kosovës, ka kërcënuar dhe shantazhuar persona të caktuar, duke iu thënë atyre se ‘do ta shohin’ sapo nga pozita të shkojë drejtori Agron Mustafa.

“Nuredin Krasniqi duke u ndjerë i fuqishëm perms lidhjeve politike ka mbjellë pasiguri dhe rrëmujë në Telekomin e Kosovës. Ka kërcënuar drejtues të deparatamenteve që kanë nënshkruar kontrata para disa kohësh duke iu thënë atyre se kush i’u ka thënë të nënshkruani. Edhe pse kontatat janë nënshkruar dy muaj më herët, ai ka pretenduar se të njejtat nuk do të duheshin të bëheshin atëherë, por tani kur ai të vijë në pozitë”, tha një burim brenda Telekomit të Kosovës.

Zyra për Media e Telekomit të Kosovës, nuk ka thënë asgjë në lidhje me këto, por Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se jashtë fjalëve të njerëzve është me rëndësi të ruhet stabiliteti dhe qëndrueshmëria e ndërmarrjes.

“Jam i informuar për vendimin e Komisionit Ndërministrorë për Ndërmarrjet Publike, për të vazhduar mandatin tim. Konsiderojë se është një vendim para së gjithash për të ruajtur stabilitetin e kompanisë, Telekomit të Kosovës, derisa kjo e fundit të bëhet me bord dhe me drejtor të ri. Eshtë një vendim për 3 muaj. Do ta ruajmë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë. Një vendim i drejtë për Telekomin e Kosovës”, tha Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa për Veriu.info.

Në lidhje me kërcënimet dhe shantazhet që ka bërë drejtori financiarë, Nuredin Krasniqi, Agron Mustafa tha se nuk ka informatë të tillë.“Gjithsesi, nëse është e vërtetë një informatë e tillë, është e dënueshme. Nuredin Krasniqi për 10 muaj del në pension dhe nuk mund ta kuptojë një gjë të tillë”, tha tutje Mustafa.

Por pavarësisht se Mustafa duhet të ketë njohuri, por nuk rrëfet për stafin e tij, Nuredin Krasniqi, i ka sjellë dëme të konsiderushme prej miliona eurove Telekomit të Kosovës.Vlera e dëmeve nga kontestet prej vendimeve që ai ka marrë dhe më pas gjykatat ia kanë anualuar është rreth 4.5 milionë euro, vendime që kanë të bëjnë me staf dhe kompani.

“Një person i tillë në krye të një kompanie është i frikshëm. Jo vetëm 4,5 milionë euro, por njeriu që njihet si falimentuesi i Bankës Kreditore Prishtina, Nuredin Krasniqi, ka shfrytëzuar rastin derisa Agron Mustafa ishte në spital për një periudhë disa orëshe duke operuar një person të afërm, ai kreu pagesa, edhe pse për këtë nuk kishte autorizim. Është një veprim i dënueshmë. Eshte vepër penale”, tha një zyrtarë i Telekomit të Kosovës për Veriu.info në kushte anonimiteti.

Edhe pse zyra për media nuk pranon të komentojë, vendimi ilegal për pagesa i Nuredin Krasniqit, është bërë për bonueset e bordit.“Pak kohë para se ti skadojë mandati Rexhep Gjonbalaj, mbajën një mbledhje ku vendosën ta shpërblejnë veten me bonuese. Drejtori Agron Mustafa, mungoi për disa orë për shkak të një familjarë i ngushtë po operohej në Spital.

Bordi mori vendim dhe i dha vetes bonuese. Brenda dy tre orësh u krye edhe vendimi edhe pagesat. Rekord. Kjo u bë ngaqë Nuredin Krasniqi, pa pasur autorizim kreu pagesat. Kemi të bëjmë me një person që nuk ndalet para asgjëje kur janë në pyetje interest personale”, vijoi tutje zyrtari i Telekomit të Kosovës.

Pas vendimit të Komisionit Ndërministror, ne jemi mundur të marrim një përgjigjje, nga ministri Valdrin Lluka por ai tha se për këtë cështje do të duhet të bisedohet me këshilltarin e tij, Ibrahim Rexhepi, pasi ai ndodhej në rrugë.

Këshilltari Ibrahim Rexhepi, tha se do të përgjigjet së shpejti për këtë problem.Pyetja ka të bëjë me faktin nësë falimentuesi i Bankës Kreditore Prishtina dhe personi që ka bagazh prej dhjetarë skandalesh në të gjitha institucionet ku ka qenë, Nuredin Krasniqi, me lobimin e vet, do të arrijë të ndikojë për tërheqjen e vendimit të Komisionit Ndërministrorë.