Qeveria emëron bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, ndan shtesa për pagat e mësuesve

02.04.2020 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria emëron bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, ndan shtesa për pagat e mësuesve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën thuhet se janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë në detyrë.

Sipas njoftimit për media, mësohet se në këtë mbledhje, Qeveria ka vendosur që të emërojë anëtarët e rinj të bordeve të përkohshme të tri ndërmarrjeve publike – të KRU “Prishtina”, Postës së Kosovës dhe të Hekurudhave të Kosovës – Infrakos.

Anëtarët e rinj të bordit të KRU “Prishtina” janë: Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor; Hajrie Morina, drejtore; Seat Bilbani, drejtor; dhe Idriz Maliqi, drejtor.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës” janë emëruar: Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor; Kujtim Shala, drejtor; Sajmie Thaçi, drejtore; dhe Blerton Abazi, drejtor.

Kurse në Bordin e Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., janë emëruar: Enis Berisha, kryesues dhe drejtor; Vjollca Jashari, drejtore; Artan Dermaku, drejtor; dhe Abdullah Lala, drejtor.

Qeveria ka arsyetuar vendimin për shkarkimin e bordit të KRU “Prishtina” me propozimin e ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ku thuhet se ekzistojnë së paku katër arsye kryesore për shkarkimin e bordit të drejtorëve: 1. Shpërfillja e humbjeve të shkaktuara nga kryeshefi; 2. Mosadresimi i opinionit të Auditorit; 3. Mosadresimi i gjetjeve të auditorit të brendshëm; dhe 4. Emërimi i parregullt i ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

Edhe vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Posta e Kosovës” Sh.A., është aprovuar nga kabineti qeveritar.

“Sipas Ligjit, Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka ‘arsye për të besuar’ se kanë shkelur detyrat fiduciare. Në raportin për vitin 2018, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinionin se pasqyrat vjetore financiare të Postës nuk paraqesin gjendjen e drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale në këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurse për vendimin për shkarkim të Bordit të vjetër dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., Qeveria nuk ka dhënë ndonjë arsye.

Qeveria, në këtë mbledhje, ka njoftuar se Udhëzimi Administrativ për Përcaktimin e Procedurave për Shkatërrimin e Strukturave të Paligjshme, është dokumenti i parë që ka marr miratimin nga kabineti qeveritar.

“Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i procedurave për aplikimin e mjetit juridik shkatërrimit të strukturave të paligjshme nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës lidhur me zbatimin e vendimeve të plotfuqishme të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe aktgjykimeve të Panelit të Ankesave pranë Gjykatës Supreme”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Po ashtu, thuhet se në mbledhje është miratuar edhe Vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, për shërbimet telekomunikuese që ofron “Telekomi i Kosovës SH.A.”, si shërbime me rëndësi të veçantë shtetërore.

Në arsyetimin e këtij, vendimi thuhet se “Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ofron shërbime të rrjetit kompjuterik dhe të internetit për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo shfrytëzon rrjetin optik nëntokësorë të huazuar nga Telekomi i Kosovës, që mbulon pjesën dërmuese të vendit. Falë kësaj funksionon sistemi i regjistrit qendror civil, regjistri i bizneseve, regjistri i pronës, sistemi i pagesave, sistemi i pensioneve, sistemi informativ shëndetësor, regjistrimi i automjeteve, tatimi në pronë, sistemi i intranetit të komunave, sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore dhe shumë burime tjera elektronike që ofrohen për administratën, qytetarët dhe bizneset. Këto shërbime nuk mund t’i ofrojë asnjë operator tjetër telekomunikues në Kosovë”.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është aprovuar në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Marrëveshja synon të nxis bashkëpunimin në mes të dy vendeve me qëllim të parandalimit të krimit duke respektuar në mënyrë të ndërsjellët sovranitetin, barazinë dhe përfitimin reciprok të dy vendeve.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar në parim edhe Nisma për Anëtarësim të Republikës së Kosovës në “Fondin për mbështetje kulturore të Këshillit të Evropës EUROIMAGES”. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të zhvillojnë të gjitha procedurat duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, për anëtarësim në këtë Fond.

Qeveria, gjithashtu, ka miratuar Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 02/102, të datës 7 maj 2019. Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit, Artan Abrashi caktohet anëtar i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë.

Ndërkaq, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Vendimin për Pakon Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë. Kjo pako përmban masat në vijim:

– Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;

– Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

– Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit.

– Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.​

Vendimet e Qeverisë

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”