Qeveria emëroi bordin e përkohshëm të drejtorëve të Telekomit

E publikuar: 24/07/2020 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky bord do të përbëhet nga Mehmet Berisha, kryesues, Kushtrim Krasniqi, anëtar, Teki Shala, anëtar, Blerim Shehu, anëtar.

“Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.