Qeveria edhe ekspertët, qëndrime të kundërta për ekonominë

30.03.2019 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria edhe ekspertët, qëndrime të kundërta për ekonominë

Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë të zhvillimit ekonomik e social, të ngritjes së standardit dhe mirëqenies së qytetarëve, si dhe të konsolidimit e forcimit të institucioneve, thonë nga Qeveria duke dhënë vlerësime pozitive për punën e bërë, por me të cilat nuk pajtohen njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në vend.

Kryeministri Zoran Zaev në një takim me qytetarët në Kumanovë, ka thënë se Maqedonia e Veriut si asnjëherë më parë, ndihet e sigurt dhe se institucionet tashmë po japin rezultate konkrete.

“Unë dëshiroj t’ju bind se do të jemi shembull i shkëlqyer në ekonomi ashtu siç jemi shembull edhe në diplomaci para gjithë botës. Ne, në këto dy vite të qeverisjes, kemi shënuar rezultate mahnitëse. Kemi siguruar paqe të përhershme me anëtarësimin në NATO, jemi në rrugë të marrjes së datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE…”.

“Unë jam i bindur se do të arrijmë edhe pagën e premtuar prej 500 eurosh. Për më pak se gjashtë muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, kemi arritur të tërheqim mbi 600 milionë euro investime të huaja, apo katër herë më shumë se në vitin 2017. Papunësia në vend ka arritur nivelin më të ulët, nën 20 për qind. Janë hapur më shumë se 26 mijë vende të reja të punës…”, ka deklaruar Zaev.

Arritja e Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit me Greqinë është arritje e madhe dhe këtë askush nuk mund ta mohojë, por “nuk është aspak reale të pretendosh se kemi mirëqenie të lartë, se kemi zhvillim ekonomik, apo se gjithçka ka nisur të lulëzojë”, thotë Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin “Fon” të Shkupit.

Bazuar në disa anketime të bëra, ai thotë se eksodi që ka përfshirë vendin, flet më së miri për gjendjen në vend, pasi popullata që po largohet në shtetet evropiane këtë e bën për shkak të mungesës së perspektivës në Maqedoninë e Veriut.

Selmani thotë se ligjet që po i miratojnë institucionet janë të mira, por që nuk po zbatohen në praktikë.

“Miratimi i ligjeve është vetëm formal pasi ato nuk zbatohen në praktikë. Asnjë prej tyre nuk ka nisur të praktikohet që të ndryshojë pozitën e funksionimit të shtetit të drejtës, por edhe përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike. Sikur të kishim një standard më të lartë apo gjendje të mirë ekonomike, nuk do të kishim zbrazjen e Maqedonisë apo ikjen e popullatës. Nëse analizojmë çështjen e punësimeve, këtu nuk kemi krizë vetëm me të papunët, por edhe me ata që janë të punësuar janë në krizë pasi çdo i treti nga ta është futur në kredi për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike”, thotë ai.

Ndërkohë, Goran Rafjallovski, afarist, thotë se shteti duhet të ndërtojë një strategji të qartë për zhvillimin e ekonomisë pasi gjendja momentale nuk është e favorshme pavarësisht pretendimeve të Qeverisë se me anëtarësimin e vendit në NATO, gjërat do të do të ndryshojnë.

“Ekonomia e Maqedonisë nuk ka të ardhme të mirë, pavarësisht paralajmërimeve të mëdha nga anëtarësimi në NATO dhe pritjes për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Patjetër duhet të ketë strategji kombëtare, të cilën do ta votojnë të gjitha partitë në Kuvend dhe e cila në të ardhmen do të jetë udhërrëfyes i programeve të tyre dhe realizimeve gjatë mandatit”, thotë Rafajllovski.

Se rezultate në ekonomi nuk ka, flet edhe një raport i Odës Ekonomike Gjermane në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit efektet ekonomike të Qeverisë janë thuajse zero.

Por, nga Qeveria janë arsyetuar duke thënë se shifra është nxjerr nga vlerësimet e afaristëve gjermanë, shumë prej të cilëve, sipas ekzekutivit, sërish janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me bizneset vendore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme