Qeveria e Serbisë paralajmëron dëbimin Vulinit

E publikuar: 14/04/2015 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e përditshme e Beogradit “Kurir” paralajmëron sot në ballinën e saj se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq do ta dëbojë nga Qeveria serbe ministrin e vet për Punë e çështje sociale Aleksandar Vulin.

Sipas kësaj gazete, motiv për largimin e Vulinit nga Qeveria përmendet obstruksionin që ky po u bën serbëve të Kosovës për kthimin e tyre në Parlamentin dhe në institucionet Kosovës u dhe qeverisja problematike e Ministrisë që drejton ai, transmeton Koha.net.

Shkak tjetër, thotë gazeta, përmendet edhe afria e tepruar e tij me Moskën.

Sipas “Kuririt” këto përbëjnë mëkatet e këtij ministri që jo rrallë ka manifestuar pikëpamje nacional–shoviniste dhe madje edhe provokuese gjatë vizitave të tij shpesh të paparalajmëruara në Kosovë.