Qeveria e Kosovës thotë se punohet intensivisht për lirimin e Nehat Thaçit

30.09.2016 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qeveria e Kosovës thotë se punohet intensivisht për lirimin e Nehat Thaçit

Qeveria e Kosovës po merret intensivisht me rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, drejtor i policisë rajonale në Mitrovicë, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Kështu kanë deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ai i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Hoxhaj ka thënë se ministria që ai drejton është marrë intensivisht me rastin e arrestimit të Thaçit. Ndonëse, sipas tij, në kohë të tilla nuk bëhen deklarata për opinion publik, sepse nuk është në natyrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që paralelisht me angazhimin diplomatik të bëhen deklarata në proces.

“Kryeministër , dua t’ju siguroj edhe juve edhe qytetarët se e kemi dhënë maksimumin nga ana jonë. Natyrisht që rastet e tilla janë të papranueshme për ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, sikurse janë të papranueshme edhe rritja e numrit të kërkesave nga ana e Serbisë në kuadër të INTERPOL-it, ku shpeshherë qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë të drejtë ndalen në kufij të shteteve fqinje”, është shprehur Hoxhaj.

Si Ministri e Jashtme, ka vijuar Hoxhaj, deri më tash janë menaxhuar 4-5 raste, për çka i ka falënderuar shtetet fqinje të Ballkanit, të cilat kanë treguar mirëkuptim.

“Desha vetëm t’ju informoj se dje jemi marrë në mënyrë intensive. Dje kemi biseduar 2-3 herë me ministrin Hyseni dhe pa e mbi interpretuar këtë situatë do të japim maksimumin që të bëjmë një zgjidhje të shpejtë”, ka theksuar ministri Hoxhaj.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka deklaruar se të gjitha aktivitetet që po ndërmerren për rastin Thaçi, kanë si qëllim lirimin sa më të shpejtë të tij.

“Në bazë të informacioneve që kemi, nuk ka mbështetje ligjore për mbajtjen e tij në arrest.”

“Vërtetë ne kemi qenë në presion të madh të opinionit që të deklarohemi, por ndërkohë që bëheshin të gjitha përpjekjet dhe po vazhdojnë të bëhen për lirimin e tij, është e pavend që të bëjmë deklarime publike që mund t’i vështirësojnë të gjitha përpjekjet për lirimin sa më shpejt të Thaçit”, ka thënë Hyseni.

Ai e ka cilësuar të papranueshme që në listat e INTERPOL-it figurojnë njerëz, qytetarë të Kosovës, që kanë marrë pjesë në luftë në çfarëdo mënyre.

“Ky është një proces afatgjatë i cili duhet të zgjidhet qoftë përmes anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, qoftë përmes ndërtimit të marrëdhënieve bilaterale midis shteteve”, ka thënë Hyseni.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar të enjten se policia serbe ka arrestuar Nehat Thaçin, nga Ferizaj, në bazë të “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit”.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se “Thaçi u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20, në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore”.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, Thaçi është dërguar në njësinë e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, transmeton rel.

Kjo nuk ishte hera e parë që qytetarë apo zyrtarë të Kosovës arrestohen, jo vetëm në Serbi, por edhe vendet tjera, në bazë të fletarresteve të Serbisë, që i ka deponuar në INTERPOL.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Presidenti i Shqipërisë: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, të mos pengohet Gjykata Speciale

Presidenti i Shqipërisë: Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, të mos pengohet Gjykata Speciale

Më 5 shkurt fillon procesi i ekstradimit për të arrestuarin për trafikim organesh në Kosovë

Më 5 shkurt fillon procesi i ekstradimit për të arrestuarin për trafikim organesh në Kosovë

SHBA mund të ndërpresin fondet për palestinezët

SHBA mund të ndërpresin fondet për palestinezët

Veseli: Jam i bindur se Haradinaj do të reflektojë për fyerjen ndaj ambasadorit amerikan

Veseli: Jam i bindur se Haradinaj do të reflektojë për fyerjen ndaj ambasadorit amerikan

Nasim Haradinaj “sharron” edhe më shumë: Kush është Delawie që t’i kërkoj falje unë?

Nasim Haradinaj “sharron” edhe më shumë: Kush është Delawie që t’i kërkoj falje unë?

Pacolli pret që deri më 2020 Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Pacolli pret që deri më 2020 Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

KEK-u nis rrënimin e shtëpive të para në Hade dhe Shipitullëe

KEK-u nis rrënimin e shtëpive të para në Hade dhe Shipitullëe

Shtyhet gjykimi për tentim-vrasjen me sëpatë

Shtyhet gjykimi për tentim-vrasjen me sëpatë

Haradinaj fyerjen ndaj ambasadorit të SHBA-ve e quan të papranueshme

Haradinaj fyerjen ndaj ambasadorit të SHBA-ve e quan të papranueshme

Policia ngrit kallëzim penal ndaj Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj

Policia ngrit kallëzim penal ndaj Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj

Ministri Lluka: Nesër publikohet kontrata për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re

Ministri Lluka: Nesër publikohet kontrata për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re

Paditësi kërkon kompensim nga KEDS-i pasi pretendon se rryma ia dogji disa pajisje

Paditësi kërkon kompensim nga KEDS-i pasi pretendon se rryma ia dogji disa pajisje

Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”  Prishtinë,

Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi” Prishtinë,

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka pritur në takim të ngarkuarën me punë pranë ambasadës së SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka pritur në takim të ngarkuarën me punë pranë ambasadës së SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland

Kërkohet themelimi i një komisioni për astronomët kosovarë

Kërkohet themelimi i një komisioni për astronomët kosovarë

Policia vazhdon luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore