Qeveria e Kosovës mban Ankandin e Obligacioneve të Thesarit

E publikuar: 31/03/2017 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbyllur sot me sukses Ankandin e 100-të me radhë të Letrave me Vlerë.

Në këtë ankand u ofertuan Obligacione Thesari me maturitet 5 vjeçar në vlerë nominale 20 milion euro, njofton Ministria e Financave.

Kjo shumë e ngritur do të shërbej për ri financimin e Obligacioneve të emetuara dy vjet më parë.

Në këtë ankand thuhet se tregu ka shfaqur interesim për blerje të letrave me vlerë në vlerë 44.62 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro.

“Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real. Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore”, thuhet në komunikatë.

Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV004-17 janë, vetëm Bankat: 19.99 milion euro.