Qeveria e Gjermanisë tregon a është kundër liberalizmit të vizave

E publikuar: 06/07/2019 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli Evropian.

Ani pse dhanë disa herë data për liberalizim të vizave, e u festua për to, tani, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë tërhequr ndaj kësaj çështje duhet aluduar se disa shtete kanë bllokuar lëvizjen e lirë për qytetarët kosovar.

Ishte ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila është shprehur e zhgënjyer me Bashkimin Evropian. Hoxha e pranoi se disa shtete të BE-së, kanë dalur haptazi kundër liberalizimit të vizave duke përmend edhe Gjermaninë, e cila nuk po ndërmerr asgjë për t’i bindur vendet tjera që të votojnë për heqjen e vizave për Kosovën.

Mirëpo qeveria e Gjermanisë në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për viza.

“Gjermania vlerëson përpjekjet e bëra nga Kosova në vitet e fundit në mënyrë që të plotësojë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian në Udhërrëfyesin e saj për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, në veçanti përforcimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigje.

Propozimi i Komisionit i datës 4 maj 2016 për heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës duhet të miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, thotë qeveria gjermane.

Gjermani kujton se mbështet Kosovën në rrugën e saj evropian për viza ku përmend se takimi i në Berlin që u mbajt në Berlin kishte edhe temën e vizave për Kosovën.

“Në këtë kuadër, Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt arritjes së liberalizimit të vizave. Për këtë qëllim, bisedime në nivel ekspertësh janë ngritur kohët e fundit me përfaqësuesit e Kosovës dhe Ministrisë Federale Gjermane të Brendshme që marrin pjesë në mënyrë që të diskutojnë çështjet e mbetura të hapura. Raundi i parë i bisedimeve të tilla në nivel ekspertësh janë zhvilluar në Berlin në qershor të këtij viti”, thuhet më tutje në përgjigjen e qeverisë gjermane.

Në këtë takim Kosova u përfaqësua nga Ky takim është mbajtur në zyret e kancelarisë Gjermane dhe aty kanë marrë e pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, BE-së, Gjermanisë dhe Francës, mirëpo jo edhe përfaqësues nga SHBA-të.

Konfirmohet nga kancelaria e Gjermanisë për takimin e fshehtë në Berlin

Palën kosovare e kanë përfaqësuar dy njerëzit më besnik të kryeministrit Haradinaj, ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi, pjesë e takimit ka qenë edhe Michael O’Riley, ish avokat i Haradinajt.

Pala serbe është udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

BE-ja është përfaqësuar nga Angelina Einhorst ( drejtoreshë për Evropën perëndimore, për Ballkan dhe Turqi nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së, Gjermania nga Dr. Jan Heckert (këshilltar për politikë të jashtme i kancelares Merkel), ndërsa Franca nga Alexandre Adam ( zëvendës këshilltar për Evropë nga Zyra e presidentit Macron).

Tema të këtij takimi ishin heqja e taksës 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë, Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, vizat e të tjera.