Qeveria e bën “Kosovën e Re” me kapacitet 1.200 megavat

E publikuar: 16/03/2015 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës brenda këtij mandati synon të nisë ndërtimin e dy termocentraleve, që së bashku do të kenë një kapacitet të instaluar prej 1.200 megavateve, shkruan sot Koha Ditore.
Kësisoj Qeveria e Kosovës e ka ndryshuar vizionin e deritanishëm, që të ndërtohet vetëm një termocentral me kapacitet prej 600 megavateve.

Dyfishimi i kapaciteteve të reja energjetike është paraparë me vizonin energjetik që Lidhja Demokratike e Kosovës e ka në programin e saj qeveritar.

Në programin qeveritar, që Qeveria ende nuk e ka bërë publik, përmendet ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 600 megavateve.

Ai thuhet se do të lëshohet në funksion në vitin 2021.