Qeveria i del në ndihmë shoqatave të grave të dhunuara gjatë luftës

E publikuar: 22/09/2017 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 200 mijë euro për përkrahjen e shoqatave për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë mbledhjes së sotme, ekzekutivi ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017, i cili do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Poashtu në këtë mbledhje janë mjete financiare për Shoqatën e Invalidëve të Luftës për rregullimin e protezave në vlerë prej 478 mijë euro si dhe është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, njofton Klan Kosova.