Qeveria aprovon disa ligje që prekun ekonominë

E publikuar: 24/03/2015 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pakoja e ligjeve që do t’i aprovon sot qeveria për tatimet që prekun ekonominë, do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të bërit biznes.

Qeveria sipas tij, po punon në reformimin e sistemit tatimor për të krijuar një mundësi të mirë për të bërë biznes dhe për ta rritur konkurrencën e bizneseve dhe përgatitjen e tyre për të qenë konkurrent të denjët në Evropë.
“Me këto ligje synohet ulja e pragut të tatimet me produktet bazike”, ka thënë Mustafa, raporton televizioni Tribuna Channel.

Mustafa ka thënë se me miratimin e këtyre ligjeve, po nis aplikimi i planit të paraparë nga Qeveria për përmirësimin e të berit biznes në vend./Tribuna Channel/