Qenushja e entuziazmuar doli prej makinës, kërceu në grumbullin e gjetheve të thara (Video)

E publikuar: 31/10/2018 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditët po shkurtohen dhe moti po ftohet vazhdimisht, por kjo nuk është arsye që një qenushe me emrin Stella që jeton në Shtetet e Bashkuara, të mos i gëzohet edhe më tutje ditëve të vjeshtës.

Kafsha e llojit labrador, nuk ka kënaqësi ëm të madhe, se sa të del e entuziazmuar prej veturë, që të kërceu në grumbullin e gjetheve të thara, që janë mbledhur në një park, transmeton Telegrafi.

Mënyra se si veproi, i ka pëlqyer shumë shikuesve, që e kanë shpërndarë videon më se 230 mijë herë. Madje, llogaria në YouTube ku tregohen veprimet e saj, tashmë ka gjysmë milioni ndjekës.

Pronarja krenare e Stellas, kujdeset që të ndajë me shikuesit, të gjitha sjelljet që kafsha saj shtëpiake, i kryen që prej vitit 2014. /Telegrafi/