Qentë, “arma e fshehtë” e Vladimir Putinit (Foto)

E publikuar: 24/07/2017 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus Vladimir Putin njihet për “dashurinë” e tij ndaj qenve, aq sa i mban afër edhe në takimet zyrtare.

Para disa kohësh, ndërkohë që priti për intervistë dy gazetarë japonezë, shefi i Kremlinit u paraqit bashkë me një prej qenve të tij, racës japoneze Akita, raporton “Business Times”.

Qeni me emrin “Yume”, që në japonisht do të thotë “ëndërr”, ishte dhuratë për Putin nga qeveria e Tokios, 4 vjet më parë në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas Cunamit të 2011-ës që goditi Japoninë.

Qeni i presidentit frikësoi jo pak përkthyesin e dy gazetarëve i cili qëndronte pas, me padurim që ajo situatë të përfundonte, shkruan syri.net. Një situatë e ngjashme ka ndodhur me kancelaren gjermane Merkel. Kjo e fundit është e njohur për frikën ndaj qenve.

Në takimin me të, Putin u paraqit me një qen të zi, që siç treguan edhe pamjet e takimit, ishte makthi më i keq kancelares