Qenit i ngjitet gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës, kalimtari i rastit e shpëton (Video)

E publikuar: 30/01/2018 02:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qen është shpëtuar nga një burrë, pasi i ishte ngjitur gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës.

Ky burrë me zemër të madhe kishte vërejtur qenin duke qëndruar pranë pusetës, dhe pasi iu afrua e kuptoi se i ishte ngjitur gjuha nga të ftohtit në kapakun e pusetës në qytetin Vladivostok në Rusi, ku temperaturat gjatë ditës sillen deri në minus 15 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë mori një shishe me ujë, dhe filloi ta derdh mbi kapakun e pusetës ku edhe i ishte ngjitur gjuha qenit të gjorë. Dhe pasi që në tentimin e parë nuk pati sukses, ai kërkoi nga një mik që t’i sjellë edhe një shishe me ujë, ku për fat të mirë ia arriti qëllimit.

Pasi e shpëtoi nga më e keqja, ai iu afrua qenit për ta ledhatuar, dëshmi kjo që bota vazhdon të ketë njerëz të mirë që kujdesen edhe për kafshët.