Qeni që po shëtiste në pjesën malore, u ndjek prej një krijese të çuditshme (Video)

E publikuar: 14/06/2018 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i paemëruar që e kishte nxjerrë qeni për shëtitje, në një pjesë malore në veri të Shteteve të Bashkuara, e filmoi atë kur hasi në një krijesë të çuditshme.

Kjo e fundit, që ngjanë shumë me një ujk, por me përmasa gjigante, u ngrit dhe nisi ta ndiqte qenin, transmeton Telegrafi.

Ende askush nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, se çfarë mund të ketë qenë kjo kafshë, duke lënë mundësi që komentuesit e videos të japin mendime të ndryshme.

“Duhet të jetë ndonjë kafshë e rrallë që jeton në thellësi të maleve, uroj të zhduket përgjithmonë”, ka shkruar një komentues.

Në anë tjetër, ka pasur të tillë që besojnë që është ‘njeriu-ujk’, prej një legjende që tregohet në formë përralle. /Telegrafi/