Qeni me fytyrën e pazakontë, ka ngjashmëri me shumë artistë të famshëm (Foto)

E publikuar: 13/03/2018 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Yogi është qeni i vogël nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, që ka një fytyrë që ngjanë shumë me atë të njeriut.

Fotografia e kafshës njëvjeçare është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, pasi u postua në Reddit pronarja Chantal Desjardins, transmeton Telegrafi.

“Fytyrën e ka si të njeriut, nuk po mund të besoj”, ka qenë një prej komenteve të para. Shumë njerëz u pajtuan me të.

“Ka sytë më njerëzor, që kam parë te ndonjë qen. Madje edhe gojën” si dhe “jo vetëm sytë, por edhe grimasën. E ka sikur të burrave 40 vjeçar, që ia kanë shitur shpirtin korporatës”, ishin dy prej komenteve.

Në anën tjetër, Yogi është krahasuar me artistë të famshëm si këngëtari Ed Sheeran dhe të tjerë.

Mediat janë interesuar dhe kanë pyetur pronaren, nëse ka ndonjë intervenim në fotografi. Ajo ka mohuar ndërhyrjet, ndërsa postoi edhe fotografi tjera të qenit, që vazhdon ta ketë dukjen e pazakontë. /Telegrafi/