Qeni i guximshëm nuk ia lejoi hyrjen në territorin e tij as leopardit të fuqishëm (Video)

E publikuar: 09/09/2018 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitorët e një parku nacional në Rajasthan të Indisë, kanë mbetur të mahnitur me guximin dhe këmbënguljen e një qeni, i cili zmbrapsi një leopard të fuqishëm.

Me t’i hyrë në territorin e tij, qeni nisi të lehte me të madhe dhe ishte shumë i vendosur, duke bërë që vizitori të kthehej sërish në shkurre prej nga kishte ardhur, transmeton Telegrafi.

“Ja pse shtëpisë i duhet një kafshë e tillë, pasi kthen prapa çdo vizitorë të rrezikshëm apo të padëshiruar” ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/