Qëndroi i mbyllur në shtëpi për dy vite pasi turpërohej nga 260 kilogramët, pas 15 muajve dietë strike humbi 135 kilogramë (Foto)

E publikuar: 02/05/2018 04:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një baba i dhënë shumë pas picave i cili nuk ishte larguar nga shtëpia për plot dy vite pasi turpërohej nga vetja dhe pesha, ka arritur t’i humbë 135 kilogramë.

Logan Goodall, 38-vjeç ka deklaruar se 260 kilogramët ia kishin vështirësuar ecjen si dhe vazhdimisht kishte probleme shëndetësore, që madje ia rrezikonin jetën, transmeton Telegrafi.

Ish-punëtorit të kopshteve kishte filluar t’i dalë nga kontrolli pesha në vitin 2010, pasi nuk mund të pajtohej me faktin se është shkurorëzuar dhe babai i tij nuk ishte më në mesin familjarëve të tij.

Babai i dy fëmijëve u detyrua ta lë punën, pasi mbipesha i shkaktonte probleme dhe nuk mund të kryente punët që dikur i kishte bërë.

Në kulmin e mbipeshës, ai vishte rrobat 7XL dhe assesi nuk mund të qëndronte prapa timonit, dhe kështu u dëshpërua dhe për plot dy vite nuk u largua nga shtëpia.

Logan që i ka dy fëmijë Alexander, 13, dhe Allison, 10, i konsumonte mbi 6 mijë kalori në ditë duke shijuar në maksimum pica, pije të gazuara dhe ushqime tjera të yndyrshme.

Por, gjithçka ndryshoi kur në janar të vitit të kaluar, përfundoi në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje që i kishte.

Niveli i oksigjenit tek Logani ishte shumë i ulët, dhe si rezultat i mbipeshës u diagnostifikua me diabet dhe vazhdimisht kishte probleme me shtypjen e lartë të gjakut dhe frymëmarrjen.

Megjithatë, stafi i spitalit në Iowa inkurajuan këtë burrë që të mos dorëzohet dhe të ndryshojë për të mirë.

Dhe pasi që hoqi dorë nga picat dhe i zëvendësoi me mish pule dhe sallata, për 15 muaj arriti t’i humb 135 kilogramë. /Telegrafi/

Ai tani peshon 125 kilogramë dhe i vesh rrobat me numër 2XL. Logan ka pranuar se pas dy viteve “burgim” në shtëpi, po mund të shëtis nëpër qytet pa ndonjë problem. /Telegrafi/