Qëndrimi i Shqipërisë kundër SHBA në OKB ishte i gabuar!

13.01.2018 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qëndrimi i Shqipërisë kundër SHBA në OKB ishte i gabuar!

Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar por një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike.

Rezoluta e OKB për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasojë qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të qartë dëmin politik që i është shkaktuar kombit shqiptar.

Së pari duhet të kemi të qartë dy gjëra. Nga njëra anë SHBA njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit me paralajmërimin e vendosjes së Ambasadës së tyre atje. Kjo është një e drejtë sovrane e tyre që askush nuk mund ta gjykoj apo ndryshoj. Ky vendim i tyre nuk është detyrues për vendet e tjera që gjithashtu janë në të drejtën e tyre sovrane ti mbajnë ambasadat aty ku e gjykojnë ato.

Nga ana tjetër Rezoluta e OKB nuk e ndryshon dot vendimin sovran të SHBA.
Por çfar ishte ajo në fakt ?
Rezoluta ishte një sponsorizim politik kundër SHBA si POL i vetëm i një fuqie diplomatike globale.
Votat “pro” ndaj këtij qëndrimi politik janë me motive nga më të ndryshmet, nga vende të ndryshme. Ato variojnë nga armiqësia fondamentale ndaj SHBA, tek interesat e betejave të brendëshme politike në vende të cakturara e deri tek konkurenca për multi-polarizmin në skakierën e influencës globale.
Ajo që unë nuk gjej dot është motivi i Shqipërisë në këtë rrjeshtim antiamerikan.
Më së pari bien poshtë dy tezat e qarkulluara në mënyrë klandenstine nga media pro qeveritare në Shqipëri. 

E para “njehsimi me qëndrimin e BE” dhe e dyta “qëndrimi kundër Presidentit Trump si individ”.
Bashkimi Evropian nuk pati dhe nuk ka asnjë qëndrim të njehsuar dhe deklaruar për vendimin e Qeverisë Amerikane për zhvendosjen e ambasadës së saj. Qëndrimi i BE është zgjidhja mbi bazën e njohjes së dy shtetetve. Të Izraelit dhe Palestinës. SHBA gjithashtu nuk e kanë mohuar egzistencën e dy shteteve. Shqipëria po ashtu ka këtë qëndrim dhe duhet ta mbajë këtë qëndrim ; të zgjidhjes mbi njohjen e të dyja shteteve. 
Por Rezoluta nuk kishte të bënte me këtë. Vetë shtete anëtare të BE si Polonia, Cekia, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Letonia nuk u rrjeshtuan pro kësaj Rezolute.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump përfaqëson Shtetin Amerikan, Qeverinë Amerikane dhe Popullin Amerikan. 

Vendimi i Presidentit Trump është jetësimi i asaj çka ka trajtur dhe premtuar edhe Presidenti Bush edhe Presidenti Obama dhe çka ka votuar si Rezolutë Kongresi Amerikan shumë kohë përpara se të zgjidhej Presidenti Trump.
Por ajo që ne na dëmton më shumë në këtë pozicionim të politikës së jashtëme është thyerja e Paktit Strategjik me SHBA.

Shumëkush sot bën sikur e ka harruar që në qershor të vitit 2015, Shqipëria nënshkroi me SHBA “Dokumentin e Partneritetit Strategjik”. SHBA nuk kanë zgjedhur asnjë vend tjetër të rajonit tonë ta kenë këtë partneritet përveçëse me Shqipërinë. 
Qeveria jonë e kërkoj këtë partneritet, e nënshkroj dhe tani fatkeqësisht e shkeli !
Disa prej atyre vendeve që e sponsorizuan (sipas gjuhës diplomatike) atë Rezolutë në OKB janë pozicionuar qartazi kundër interesave shqiptare në rajonin tonë (Ballkan). Por siç kanë ata interesat e tyre në Lindjen e Mesme ashtu dhe ne shqiptarët kemi interesat tona kombëtare në Ballkan. E deri më tash mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i shqiptarëve në rajon është SHBA. Republika e Shqipërisë me rrjeshtimin e saj në Rezolutën antiamerikane ka dëmtuar rëndë këto interesa për shqiptarët në Shqipëri, të shqiptarëve në Kosovë, të shqiptarëve në Maqedoni, të shqiptarëve në Mal të Zi, të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Interesat e shqiptarëve nuk janë “shqiptaromadhe” por konsoliduese dhe zhvilluese të një kombi që historikisht është përçarë, është izoluar, është veçuar dhe është anatemuar vetëm me një qëllim. Të lihet i varfër !
Në këtë kontekst real politik unë nuk gjej dot sot motivin e votës PRO të Shqipërisë në atë Rezolutë. Kjo nuk është hera e parë e një vote antiamerikane në kuadër të OKB. Që nga viti 2014 e deri tani kjo është hera e tretë që Shqipëria voton kundër interesit amerikan në OKB por dhe pa asnjë interes dobiprurës për Shqipërinë atje, përkundrazi !
Por vota e kësaj rradhe është shumë e rëndë. Ajo ka dëmtuar interesin strategjik të shqiptarëve për konsolidim, zhvillim dhe prosperim të tyre.  Ajo ju ka dhënë një argument antishqiptar, kundërshtarëve tanë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Edhe dy fjalë për demarkacionin!

Edhe dy fjalë për demarkacionin!

Basri Çapriqi-Poeti i Pavdekshëm i Letrave Shqipe

Basri Çapriqi-Poeti i Pavdekshëm i Letrave Shqipe

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, shenjë e frymës së ndarjes

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, shenjë e frymës së ndarjes

Haradinaj, njeriu i vendimeve të mëdha

Haradinaj, njeriu i vendimeve të mëdha

Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

Ta bëjmë gazetarinë edhe një herë të madhe

Lumturia në botën e rrenave

Lumturia në botën e rrenave

Si zhduken demokracitë?

Si zhduken demokracitë?

Qëndrimi i Shqipërisë kundër SHBA në OKB ishte i gabuar!

Qëndrimi i Shqipërisë kundër SHBA në OKB ishte i gabuar!

Testamenti i Enver Malokut

Testamenti i Enver Malokut

"Arta Marku do shërbejë për një gijotinë momentale, rrezikon të rrëzojë Republikën duke brohoritur për Amerikën”

"Arta Marku do shërbejë për një gijotinë momentale, rrezikon të rrëzojë Republikën duke brohoritur për Amerikën”

Kur e kujtoj baben…

Kur e kujtoj baben…

“Tërheqja taktike” e Kadri Veselit

“Tërheqja taktike” e Kadri Veselit

Milicia e Serbisë na rrihte me më shumë kulturë se policia e Kosovës

Milicia e Serbisë na rrihte me më shumë kulturë se policia e Kosovës

Dardan Gashi: Referendum për Demarkacionin, Kushtetuta e lejon nga viti 2008!

Dardan Gashi: Referendum për Demarkacionin, Kushtetuta e lejon nga viti 2008!

Hall i madh në Prishtinë e në Tiranë

Hall i madh në Prishtinë e në Tiranë

Libri që do t'i thoshte të gjitha, por që nuk na tha asgjë

Libri që do t'i thoshte të gjitha, por që nuk na tha asgjë