Qendrat kolektive në Brezovicë që tri ditë pa energji

E publikuar: 21/06/2017 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbët që janë të zhvendosur në qendrat kolektive në Brevzovicë që tri ditë janë pa energji elektrike.

Përfaqësuesi i këtyre serbëve Milano Janjiq, tha se nuk e di arsyen e ndërprerjes së rrymës në këtë pjesë.

Ai tutje ka thënë për Radio KIM, se të gjitha faturat i kanë paguar.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë edhe ushqimet e banorëve kanë filluar të prishen, derisa nuk kanë as ujë të ngrohë për pastrim, transmeton Klan Kosova.

Janjiq, tha se këtë problem e kanë adresuar edhe tek institucionet përkatëse.