Qendra e Trajnimit të KEK-ut, mundësi për aftësim profesional

E publikuar: 19/10/2018 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra e Trajnimit të KEK-ut është hapur në vitin 2005, gjatë këtyre viteve në këtë Qendër janë aftësuar dhe trajnuar punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, mirëpo me ngritjen e kapaciteteve tani ofron trajnime edhe për të gjithë të interesuarit jashtë KEK-ut.

“Qendra e trajnimeve ofron shumëllojshmëri të trajnimeve të cilat janë jashtëzakonisht të kërkuara, aftësimi për makineri të rënda, elektrike, saldim, mekanike dhe pneumatike janë vetëm disa nga trajnimet që ofron kjo qendër. Qendra e Trajnimit të KEK-ut, për këto drejtime posedon laborator profesional të cilët janë të vetmit në rajon, kjo qendër gjithashtu ka trajnerë të certifikuar dhe licencuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Si rrjedhojë, përveç certifikatave që i lëshon qendra, me kërkesë të kandidatëve ata mundë të pajisen edhe me certifikata të njohura ndërkombëtare”. theksoj zëdhënës i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Kjo qendër ka disa laboratorë të fushave të ndryshme të cilat janë të kompletuar me pajisje adekuate, për të bërë të mundur implementimin sa më të suksesshëm të trajnimeve.

Në Kosovë ka shumë fabrika të vogla që merren me hidraulikë dhe pneumatikë, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mjaftueshëm njerëz që merren më këto lëmi. Prandaj, kjo qendër është mundësi e mirë për ngritjen profesionale bazuar në praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare për të punuar me hidraulikë dhe pneumatikë” tha Elmi Konjusha, Ekspert i Lartë për trajnime teknike .

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u shprehen se janë shumë të kënaqur nga aftësimi që kanë marrë nga ky trajnim dhe tani ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës.

Përfaqësuesit e KEK-ut iu bëjnë thirrje të gjithë të interesuarve që ti drejtohen kësaj Qendre për një aftësim dhe kualifikim me standardet më të larta ndërkombëtare./Infosot/