Qendërmbrojtësi dardan në Napoli, mbeten detajet e fundit për t’u përcaktuar

E publikuar: 20/12/2019 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amir Rrahmani pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i Veronës ka shkëlqyer në Serie A këto gjashtë muajt e para që pas transferimit nga Dinamo Zagreb.

Falë formës së mirë interesim për të kanë shfaqur skuadrat e mëdha italiane, përfshirë Interin, Lazio, Fiorentinën e Napolin.

E duket se garën për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës e ka fituar Napoli.

Rrahmani gjatë një dueli me Napolin këtë edicion.. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Së paku kështu ka njoftuar e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport që ka raportuar se marrëveshja mes klubeve është arritur.

“Jo vetëm Sofian Amrabat, Napoli po mbyll gjithçka me Veronën edhe për blerjen e mbrojtësit Amir Rrahmani. Mbeten detajet e fundit për t’u përcaktuar për qendërmbrojtësin, por marrëveshja është arritur”, shkruan GDS.

Amir Rrahmani. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Tutje e përditshmja italiane ka shkruar edhe për çmimin që pritet ta paguajë Napoli për Rrahmanin.

“Rrahmani vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe duket se Napoli do ta paguajë këtë shumë”, ka shkruar GDS.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion me Veronën në Serie A, ku në shumicën prej tyre ka qenë ndër më të dalluarit.