Qëllimi i reklamave në Republikën e Kosovës

17.03.2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mr. Lulzim A. Beqiri

Reklama ka  për qëllim shtijen masive, krijonë mundësinë për komunikim masiv me tregun e caktuar,  teksa audienca mund ta shikojnë me miliona në TV, reklama perfaqëson çdo formë të sinjalit të paguar që ndërton një segment të caktuar konsumatorësh për të rritur direkt ose indirekt shtijet.

Për të arritur suksesin e synuar, marketeri duhet të jetë kreativ, duke hulumtuar metoda dhe mënyra të ndryshme të reklamimit, që përkojnë me realitetin dhe traditën e vendit, pasi ka shumë reklama që mund të sjellin edhe ciklin e degjenerimit të produktit të kopanisë.

Pra me reklamim duhet të synohet veprimtaria e ndërrmarrjes e cila ka si qëllim reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të veta, me qellimin e vetëm shitjen e tyre. Ekonomistet reklamen e kanë definuar si “ Një formë e ndikimit të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm por të pa detyrueshëm” një process komunikativ ndikues me ndihmen e mjeteve të ndryshme të komunikimit.

Riçard G. në vitin 1988 ka theksuar se qëllimet ekonomike të reklames janë:

  • Shitja e mallrave dhe shërbimeve
  • Profiti
  • Mbulimi i tregut
  • Qarkullimi i produkteve dhe mallrave
  • Pjesëmarrja në treg

Republika e Kosovës karakterizohet me reklama marramendse, dhe që i kanë kushtuar Kosovës miliona euro, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 1 milionë euro që të reklamonte “NewBornin” në CNN, por iniciativa ishte kthyer në një skandal 24-orësh, siç dihet.

Ka shumë reklama negative në Kosovë, si: korrupsioni, rënditja e të bërit biznes në Kosovë, mbi 300.000 lënd në gjykata, migrimi ilegal, vetëvrasjet, falsifikimet, skandali me grurin etj.

Videoklipi i Rita Orës mund të jetë reklama më e madhe për kryeqytetin e vendit në historinë e tij, Majlinda Kelmendi krenaria e sportit kosovarë, madje me vetëm pak buxhet.

Rast studimi

Përmes pyetësorit janë anketuar 500qytetarë në Republikën e Kosovës, pyetësori është dizajnuar dhe është hartuar në atë mënyrë dhe në atë formë që të mundësojë realizimin e qëllimeve të synuara. Pyetësori përfshin rezultatet në vijim:

Reklamave në Kosovë 75% e të anketuerve nuk ju besojnë, dhe kanë një përceptim se “ vetëm ato produkte që janë afer skadimit të afatit” reklamohen, ndersa 20% e blersëve kanë mendim pozitiv për reklamat, 5% janë të pa vendosur se a duhet besuar reklamave a jo.

Se sa janë transparente kompanit të cilat reklamojnë në mediat e shkruara dhe elektronike, tregon fakti i këtij hulumtimi, 85% e konsumatorëve të anketuar në këtë anket nuk shohin transparenc në reklamimin e produkteve të kompanive kosovare, por pjesa tjetër e konsumatorëve kanë besim të mirë në reklama me 15%.

Një dukuri e cila ka dal nga ky hulumtim është fakti se zhveshja e femra për qëllim reklamimin e produkteve ka shumë efekt negativ, duke pas parasysh traditen  dhe kulturën e vendit tonë, 95% kanë shpreh zhgenjim të thellë me këtë dukuri në disa nga reklamat kosovare, 5% nuk kanë mendim as pozitiv as negativ, për dukurin e zhveshjes se femrave për qëllim reklamimin e produkteve.

Reklamat në televizionet publike në Kosovë a janë bindëse është mendim i 55% se nuk janë bindëse, 40% kanë mendim se po janë bindëse, ndersa 5% theksuan se ka elemente bindse në disa nga reklamat.

Monotonia e reklamave në televizionet tona ka zënë vend të theksuar dhe atë me 65% e të anketuarve, ndersa 5% mendojnë se deri diku janë monotone, pjesa prej 30% nuk shohin monotoni me rastin e reklamave në TV dhe mjete tjera të reklamimit në Kosovë.

Reklamat a i përshtaten produkteve adekuate duke marrë parasysh se shumë reklama që bëhen nuk kanë përshtatshmëri profesionale me produktet është ky mendim i konsumatorëve kosovar, 50% mendojnë se pak i përshtaten reklamat produkteve, deri diku kanë përgjigjje 20%, pjesa tjetër prej 30% i përshtaten produkteve  sipas mendimit të tyre.

Reklama negative në Kosovë ka pas shumë dhe 67% mendojnë se kohë pas kohe kanë parë reklama negative, 17% kanë parë shpesh, ndërsa pjesa tjetër nuk ka parë reklama me efekt negativ.

Format e reklamimit në Kosovë a kanë ndikuar në ndotjen e ambientit përgjigjje kanë dhënë 75% duke theksuar se po e ndotin ambientin dhe lusin kompanit reklamuese të përdorin stantdarde si në perendim me rastin e reklamave, kjo është pasojë se edhe kryeqyteti ka marr disa vendime që reklamat në formë të postereve që mund ti hasësh gjithkund të sanksionohet me gjobë,  25% nuk shohin ndotje nga forma e reklamave të tilla.

Qëllimi i reklamave në Kosovëështë vetëm shitja me 65% duke harruar marketingun 3.0, ndërsa 15% kanë për qëllim Shitjen dhe knaqësin e konsumatorëve, shitjen dhe kujdesin ndaj konsumatorëve e kanë 20%.

Ambalazhit i kushtohet rëndesi e madhe ketë mendim e ndajnë 60% e konsumatorëve kosovar, 30% mendojnë se nuk i kushtohët rëndesi e madhe, 10% e konsumatorëve janë të pa percaktuar.

Kompanit reklamuese në Kosovë duhet kushtuar rëndesi të madhe kultures dhe traditës së vendit, pasi që konsumatori kosovar është mjaft i ndjeshëm sa i përket reklamave.

 

 

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Politika âsht art i kompromisit

Politika âsht art i kompromisit

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Dreka e darka festive për fund vit

Dreka e darka festive për fund vit

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim