Që prej 9 marsit Italia shënon numrin më të ulët të të vdekurve

E publikuar: 18/05/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit në Italia kanë ndërruar jetë 99 persona.

Ky është numri më i ulët i humbjes së jetëve që prej nisjes së izolimit kombëtar më 9 mars, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtjen Civile, shkruan CNN.

Së paku 32 mijë e shtatë persona kanë ndërruar jetë në Itali si pasojë e koronavrusit. Janë 66 mijë e 553 raste aktive gjithandej vendit ndërsa nga e diela janë regjistruar një mijë e 798 raste të të infektuarve.

Baret, restorantet, dyqanet me pakicë, frizerët dhe muzetë janë hapur këtë të hënë në shumicën prej rajoneve pas afër dhjetë javësh të izolimit.