Që nga e Mërkurja Bitcoin u zhvlerësua me 1,500 dollar

E publikuar: 11/11/2017 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin ra poshtë vlerës së 7,000 dollarëve ditën e Premte për tu tregtuar me 1,000 dollar më pak sesa pika më e latë e arritur ditën e Mërkure ndërsa investitorët e braktisën në favor të klonit Bitcoin Cash dhe rritur vlerën e këtij të fundit me 35%.

Në muajt e fundit Bitcoin ka shënuar vetëm rekorde dhe që nga fillimi i vitit është rritur vlera me 7 herë. Sot vlera totale e monedhave në qarkullim është mbi 100 miliard dollar.

Të Mërkuren monedha këmbehej me 7,888 dollar pas lajmeve se SegWit2x ishte anuluar, një nismë e cila do të rriste madhësinë e blloqeve por do të ndante përsëri monedhën nëse finalizohej.

Të Premten monedha ra me 6,718 dollar ndërsa aktualisht tregtohet më 6,351 dollar sipas CoinMarketCap.

Por ndërsa Bitcoin vijonte rënien, Bitcoin Cash, monedha e shkëputur nga Bitcoin në Gusht arriti në 1,200 dollar ditën e sotme.

Njerëzit të cilët panë SegWit2x si një alternativë po zhvendosen drejt Bitcoin Cash. Kjo sepse ata besojnë se monedha është një alternetivë e kostove të ulëta të transaksioneve që mundëson kloni i Bitcoin.

Vendimi për implementimin e SegWit2X ngjalli polemika të shumta deri në atë masë sa zhvilluesit e bitcoin ta quanin projektin si një plan për “kapjen” e monedhës virtuale.

Debate të shumta thuajse nuk bënë asgjë më mirë dhe një ndarje e bitcoin dukej e pashmangshme deri ditën e sotme.

Në e-mail-in e tyre, avokatët e SegWit2X thanë se ende besojnë që bitcoin ka nevojë për një ridizajnim të bitcoin për të akomoduar blloqe më të mëdha transaksionesh.

I gjithë debati ishte nëse blloqet e bitcoin duhej të rriteshin ose jo nga 1MB në 2MB.

Lajmit ju dha bujë edhe nga figura të shquara të këtij komuniteti që kundërshtonin SegWit2X siç është themeluesi i Litecoin Charlie Lee. /PCWorld Albanian