Qe kush asht njeriu qe mposhti Erdogan’in!

E publikuar: 08/06/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish avokati Selahattin Demirtas asht sot njeriu që kapërceu barrierën e naltë famëkeqe të hymjes së partive të reja në Parlamentin turk ndërsa me nji goditje, partia e tij pro-kurde u shfaq si forcë e fuqishme në skenen politike kombëtare.

Demirtasi i pashëm e me stil dinamik të foluni, shkruen e perditshmja britanike, asht tanima në pozitën me tronditë prej themeleve planet e Recep Tayyip Erdogan për ndryshimin e presidencës prej rolit thjesht ceremonial tek nji pozicion shumë ma i fuqishëm egzekutiv, shkruen The Guardian.

42-vjeçari cilësohet si i vetmi politikan turk që mundet me rivalizue aftësitë retorike t’Erdoganit.

Atij i vishet merita e transformimit të HDP’s në nji parti liberale të qenësishme falë zgjanimit të thirrjeve për ndryshime tue i çue ato pertej bazës së votuesve kurd që perbajnë 20 % të popullsisë së vendit, me qellimin me afrue edhe turqit laikë, gratë e homoseksualët.

Demirtas’i vetë ka qenë subjekt i nji fushate t’egër sulmesh prej Erdogani.

Presidenti e quente “bukuroshi” që s’asht gja tjetër veçse nji fasadë e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.

Dhe etikimet nuk përfundonin këtu.
Për Erdoganin, njeriu që sot i tronditi themelet e pushtetit, ishte dhe nji “i pafe” sepse premtonte shkrimjen e drejtorisë së çashtjeve fetare, apo “pop-star” për arsyen e thjeshtë se luen në mandolinë.

Përgjigja e Demirtasit ndaj ofendimeve të kundërshtarit, ishte qetësia. “Epo, ne të HDP’s kemi me shndërrue luanin e zemrës tande në kotele”, ka qenë replika e shkurtë e tij.

Madje edhe mbas sulmeve të së Premtes në qytetin juglindor të Diarbakirit në mitingun e partisë që drejton, 42- vjeçari i kerkoi mbështetësve të mos dilnin nepër rrugë e shkroi në Twitter:

“Paqja ka me triumfue”. Dhe ajo çfarë arriti, perkufizimin ma të mirë e ka marrë ndoshta prej Bulent Aliriza.

Fitorja e kurdëve, thote ky ekspert i Qendrës së Studimeve Strategjike dhe Nderkombëtare n’Washington, ishte nji shperthim berthamor në skenën politike të Turqisë.