Qe deputetët që nesër votojnë kundër Speciales. Musliu: Nuk shantazhohem me KS! (Video)

E publikuar: 28/05/2015 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi te Premten e ka për shqyrtim vec nji pikë të rendit te ditës. Amandamentet kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale.
Por, numri i Deputetëve të Partisë Demokratike, që kanë me votue kundër Speciales asht shtue.
Deri tash në partinë e Thaçit kanë qenë 8 deputetë që janë deklarue se vota e tyne ka me shkue kundër themelimit të kesaj gjykate.
Por mbas vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku u denuen ish-drejtuesit e UÇK’s për rajonin e Drenicës, radhëve të deputetëve që janë kundër themelimit te Dhomave te Specializueme, u janë shtue edhe disa te tjerë.
Me gjithë insistimin e Televizionit Rrokum ata kanë hezitues me fol para kamerës.


Megjithatë, Televizioni Rrokum ka mësue se deputetët që te Premten kanë me kundërshtue krijimin e kësaj Gjykatë janë: Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Nait Hasani, Fadil Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Blerta Deliu Kodra. Vote kundër pritet me dhanë edhe deputeti i LDK’s, Anton Quni.
E vetmja deputete e PDK’s, që e bani publike qëndrimin e sajë, para kameres se televizionit Rrokum ishte Ganimete Musliu.
Tashma dihet edhe qëndirimi i opozitës, e cila prej muejsh e kundërshton krijimin e kësaj Gjykate. Ne anën tjetër bashkësa ndërkombëtare ka ba me dije se nese Kosova s’e themelon këtë gjykatë, ate ka me ba OKB.