Putini tërbohet: Aleatët e NATO-s ulën kokat e tyre si kukulla

E publikuar: 12/04/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moskë – SHBA ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, kur ata filluan sulmet ajrore në bazën siriane, duke mos paraqitur prova se qeveria në Damask ka përdorur armë kimike.
Kjo është thënë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Si reaguan aleatët e NATO-s? Të gjithë ulën kokat e tyre si kukulla, duke mos analizuar ngjarjet. Ku janë prova se forcat siriane kanë përdorur armë kimike? Nuk ka. A ka pasur shkelje të së drejtës ndërkombëtare? Po, kishte. Ky është një fakt”, ka thënë Putin në një intervistë për stacionin televiziv “Mir”, raporton agjecia Tass.

Putin theksoi se pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është kryer një sulm ndaj një vendi sovran.

“Pavarësisht nga fakti se vjen në kundërshtim të qartë me të drejtën ndërkombëtare, të gjithë ranë dakord për këtë, e pranuan këtë dhe filluan të ulin kokën e tyre si shenjë e pranimit”, ka thënë Putin, sipas fragmenteve të intervistës së publikuar në faqen e internetit të stacionit.

Intervista do të transmetohet sonte në tërësi, shkruan Tass, raporton Gazeta Express.