Putini në hologramin ‘fantazmë’ të gjatë 12 metra (Video)

E publikuar: 04/03/2018 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imazhi 3D i liderit rus Vladimir Putin, të veshur me kimonet e karatesë, është vendosur në një hapësirë në Tyumen të Siberisë. 

Hologrami gjigant që arrin deri në 12 metra lartësi, e shfaqë Vladimir Putinin në një formë shumë të çuditshme.

Paraqitja tij si një sportist i devotshëm, vjen në kohën e fushatës, pasi në zgjedhje pritet të fitojë me shumicë votash, transmeton Telegrafi.

Por hologrami – që është punuar nga një specialist i aplikacioneve kompjuterike – ka sjellë një numër të madh komentesh satirike në rrjetet social.

“Ky është një shpirt i lig, që do të na pushtojë të gjithëve” si dhe “kjo vepër sigurisht se do të bie në sy” ishte dy prej reagimeve të shumta. Lartësia enorme, ka bërë që dikush të thotë se Putini që është i gjatë 1.68 metra, mund të ofendohet nga ky punim.

Nëse fiton, ky do të jetë mandati tij i katër dhe i fundit në krye të Kremlinit – po që se nuk ndryshohet kushtetuta – që i lejon, të kandidoi edhe pas 2024-ës. /Telegrafi/