Putin viziton qendrën tregtare, ku nga zjarri vdiqën 64 vetë

E publikuar: 27/03/2018 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi sot qendrën tregtare ku një zjarr shkaktoi vdekjen e të paktën 64 vetëve.

Sipas tij “neglizhenca kriminale” duhet fajësuar për numrin e madh të vdekjeve.

Hetuesit thanë se portat e emergjencës në raste zjarri ishin bllokuar në mënyrë të paligjshme dhe sistemi i alarmit nuk funksionoi siç duhet.

Një turmë protestuesish u mblodhën sot jashtë ndërtesës ku ndodhet administrata e qëndrës tregtare, duke kërkuar përgjigje lidhur me ngjarjen.

Zjarri i të dielës përfshiu katet e sipërme të qendrës tregtare “Qershitë e Dimrit” ku ndodhej një kompleks kinemaje dhe këndi e lojrave për fëmijë.