Putin: Viktimat civile u lajmëruan para se avionët rusë të niseshin

E publikuar: 01/10/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se informatat mbi viktimat civile nga sulmet e ushtrisë ruse kanë dalë përpara se Rusia të kryej sulmet ajrore.

“Sa për informatat që qarkullojnë nëpër media se ndërhyrjet ushtarake ruse kanë lënë viktima civile, kemi qenë gati për to. Tërheq vërejtjen se viktimat civile u lajmëruan përpara se Rusia të nis sulmet ushtarake, madje përpara se avionët të ngriheshin lartë”, ka thënë Putin gjatë një takimi, transmeton Indeksonline.

Rusia ka filluar misionin ushtarak kundër caqevet terroriste të mërkurën, me kërkesën e presidentit sirian Bashar al-Assad, duke i qëlluar tetë caqe të ISIS-it.