Putin: Trump nuk ka lidhje me politikë, por…

E publikuar: 02/06/2017 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vladimir Putin është shprehur se mospërvoja politike e Presidentit amerikan Donald Trump nuk paraqet një të metë, përkundrazi.
Presidenti i Rusisë ka thënë se Trump ka epërsi në sferën politike, dhe se “ka pikëpamje të freskët në botë”.

Në takim me redaktorët e mediave kryesore botërore Putin tha se Rusia është lumturur me deklaratat e Trump gjatë fushatës, gjatë të cilës Presidenti amerikan ka shrehur keqardhje që marrëdhëniet ruso-amerikane janë në nivelin më të ulët dhe premtoi se do të punojë në përmirësimin e tyre.