Putin do të ndjekë nga afër demonstrimin ushtarak ‘Zapad 2017”

E publikuar: 15/09/2017 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të Bashkimit Rusi-Bjellorusi ‘Zapad 2017”, e cila ka filluar gjatë së enjtes, konfirmoi Kremlini.
“Të hënën presidenti do të marrë pjesë në ushtrimin strategjik “Zapad 2017”. Ajo do të jetë në rajonin e Leningradit; ne do të informojmë për detajet”, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Peskov theksoi se udhëtimi i Putinit nuk lidhet me shqetësimet perëndimore rreth stërvitjeve. Në prag të manovrave, të cilat nisën të enjten, disa zyrtarë perëndimorë dhe mediat spekuluan mbi numrin e trupave dhe qëllimin e “Zapad 2017”, duke shpërfillur të dhënat zyrtare të ofruara nga Rusia dhe Bjellorusia.
“Është praktikë standarde. Është stërvitja më e madhe. Si komandant në krye, Putini gjithmonë ndjek një nga fazat e tij”, tha Peskov.
Rreth 12,700 trupa marrin pjesë në stërvitjet, nga të cilat 7,200 janë nga Bjellorusia dhe 5,500 të tjerë janë nga Rusia. Rreth 70 avionë, 10 anije dhe 680 automjete tokësore, duke përfshirë 250 tanke, po marrin pjesë gjithashtu në manovra.
Gjatë stërvitjeve, personeli do të ushtrojë misione anti-terroriste.