Putin synon krijimin e një bashkimi monetar

E publikuar: 22/03/2015 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e një bashkimi monetar mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Ai është takuar me dy aleatët rajonalë, presidentin bjellorus, Lukashenko dhe atë kazak, Nazarbayev, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Kjo shihet si një mundësi për Putin që të forcojë aleancën në rajon përballë vështirësive ekonomike për shkak të çmimit të ulët të naftës dhe rënies së rublës.

Ukraina ka qenë një tjetër temë kryesore e diskutimit, si pasojë e vendimit të BE-së për të mbajtur në fuqi sanksionet kundër Moskës, deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Minsk.

Për Putin është Ukraina ajo që duhet ta respektojë paktin e armëpushimit.

Putin ka thënë se falë akordit të arritur në Minsk, është hapur mundësia për të ridimensionuar konfliktin, si dhe theksoi se pret që autoritetet e Kievit ta respektojnë atë.