Putin: Sulmet e reja në Siri çojnë në kaos ndërkombëtar

E publikuar: 15/04/2018 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet e reja eventuale në Siri, do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai këtë e tha në bisedë me presidentin iranian Hassan Rouhani, njoftoi Kremlini.

Siç thuhet, Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Të dy liderët u pajtuan se një veprim i tillë nga SHBA-ja, Franca e Britania e Madhe do të ndikojë negativisht në shanset për një zgjidhje politike në Siri, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

“Vladimir Putin theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo në mënyrë të paevitueshme do të shkaktojë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, njoftoi Kremlini.