Putin: Ribashkimi gjerman ngjarje e madhe për historinë e Europës

E publikuar: 03/10/2020 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ribashkimi gjerman ishte një ngjarje e madhe për historinë e Europës, sipas presidentit rus, Vladimir Putin.

Putin u dërgoi një telegram urimi presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelares Angela Merkel me rastin e festës kombëtare të Bashkimit.

Shefi i Kremlinit theksoi se ”ribashkimi i Gjermanisë ishte një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë europiane”, raporton ATSh

”Vladimir Putin gjithashtu riafirmoi gatishmërinë e Rusisë për dialog dhe bashkëveprim me partnerët gjermanë në aspektet përkatëse të agjendës dypalëshe dhe ndërkombëtare”, theksoi Kremlini në një deklaratë për shtyp.