Putin reagon për sulmet ajrore të SHBA-së në Siri

E publikuar: 07/04/2017 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar pas sulmeve ajrore të SHBA-së kundër Sirisë, gjegjësisht bazave ushtarake të ushtrisë siriane.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ajrore të SHBA-së në një bazë siriane kanë thyer ligjin ndërkombëtar dhe do t’i dëmtojnë lidhjet SHBA-Rusi, shkruan Reuters, transmeton Express.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitru Peskov, ka cituar liderin rus të ketë thënë se Putin e sheh si “agresion kundër një kombi sovran” sulmin ajror të SHBA-së në Siri.

Peskov ka thënë se Siria nuk ka armë kimike dhe se ky veprim i SHBA-së në mënyrë të pashmangshme do të krijojë një pengesë serioze për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin.