Putin paralajmëron Amerikën: Mos u përpiqni më ta frikësoni Korenë e Veriut

E publikuar: 16/05/2017 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti rus, Vladimir Putin përmes deklaratave të tij, ka paralajmëruar se nuk është aspak mirë që të veprohet me qëllim për të trembur apo frikësuar Korenë e Veriut.
Lëshimi i raketës së fundit nga ana e Koresë, për liderin rus u konsiderua shumë e rrezikshme. Në Kinë, Putin hodhi idenë e një zgjidhjeje paqësore të situatës së tensionuar rreth gadishullit Korean.

“Do të doja të konfirmoja, se ne jemi totalisht kundër shpërthimeve bërthamore përgjatë gadishullit Korean. Madje e konsiderojmë këtë, shumë të rrezikshme dhe shkatërruese për të gjithë,”- u shpreh Putin.

Komentet e tij, për SHBA-të u dukën krejtësisht të qellimshme por Putin shtoi se të frikësosh Korenë e Veriut është e papranueshme. Nga ana tjetër Trump vazhdon të jetë i idesë se askush nuk është i mbrojtur nga rreziku që vjen prej Koresë së Veriut.

Ndërkohë, Korea e Veriut u shpreh se testimi i raketave ishte në përgjigje të kërcënimeve të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga Amerika.

Burimi:’BBC’